Iso-polifonia popullore shqiptare

© 2008 by Vasil S. Tole

Në listën e trashëgimisë kulturore jomateriale të njerëzimit u rendit në vitin 2008 (në fillim u shpall në vitin 2005)

Muzika tradicionale iso polifonike shqiptare mund të ndahet në dy grupe kryesore stilistike, sipas melodisë së gegëve në veri të Shqipërisë dhe melodisë së toskëve dhe labëve në jug. Termi iso rrjedh nga fjala ison nga muzika kishtare bizantine dhe ka të bëjë me zukatjen të cilën e shoqëron këndimi polifon. Zukatja ekzekutohet në dy mënyra: te toskët gjithnjë është e vazhdueshme edhe në vokalin “e”, me frymëmarrje të sistemuar, ndërsa te labët zukatja kohë pas kohe është si toni ritmik, me tekstin e këngës. Kryesisht në ekzekutim të këngëtarëve meshkuj, muzika tradicionalisht e shoqëron një spektër të gjerë të ndodhive shoqërore siç janë dasmat, varrimet, korrjet, ritet fetare, por edhe festivali siç është festivali i njohur popullor në Gjirokastër. Iso-polifoninë shqiptare e karakterizojnë dy pjesë solo, meloditë, kundërmeloditë dhe zukatja në kor. Struktura e pjesëve solo ndryshon varësisht nga mënyrat e ndryshme të ekzekutimit të zukatjes, e cila e ka larminë e madhe strukturale, sidomos në stilin popullor i cili është i pranishëm te të gjitha grupet të cilat ekzekutojnë. Gjatë disa dhjetëvjetëshave të fundit, rritja modeste e turizmit kulturor dhe interesimi i bashkësisë hulumtuese për këtë traditë unike popullore i kontribuan ringjalljes së iso-polifonisë shqiptare. Megjithatë, traditën e preku tejet shumë varafëria, mungesa e mbrojtjes juridike dhe mungesa e mbështetjes financiare për ekzekutues, duke e rrezikuar edhe bartjen e repertorit të gjerë të këndimit dhe të teknikave.
Egzodusi rural i rinisë në qytete më të mëdha dhe jashtë shtetit për shkak të punës po e shton edhe më shumë këtë rrezik. Për shkak të këtyre kushteve, për momentin bartja e kësaj tradite ështu duke u ruajtur nga artistët profesionalë popullorë, e jo në kuadër të strukturave familjare.

Burimi: UNESCO
Liçensë: CC-BY-SA IGO 3.0