Mbrëmje letrare

Në mbrëmjen letrare e cila u mbajt para dy ditësh në Beograd në kuadër të Klubit Kulturor të Shqiptarëve morën pjesë dy poete të shquara Rudina Çupi me librin me poezi “Të gjitha të drejtat janë të rezervuara” dhe Erina Rrahmani “Qyteti pentagram”.

I pranishëm ishte edhe gazetari i njohur shqiptar Ben Andoni, anëtarët dhe miqtë e Klubit.

Të dy poeteve dhe mysafirëve të pranishëm u jemi mirënjohës për kohën që e ndanë për klubin tonë.